Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 4 deputetë të Partisë demokratike dhe mbi 25 protestues, me akuzën për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Protestuesit sipas një skenari të përgatitur më herët nga PD, bllokuan dje për 3 orë qarkullimin e mjeteve te Mbikalimi i Kamzës. Mësohet se deputetët e proceduar janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani.

Deputetë dhe mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën dje në ish-sheshin “Shqiponja” duke paralizuar lëvizjen, ndërsa me dhjetëra forca policore ishin të pranishme për të siguruar mbarëvajtjen e protestës dhe qarkullimin e mjeteve. Bllokime pati edhe në kthesën e Kamzës.

Artikulli paraprakSHUMË TRAFIK?! NË RRUGËT E VENDIT U SHTUAN 71 MIJË AUTOMJETE NË 9 MUAJ. JA MARKA MË E PËRDORUR
Artikulli tjetërLEZHË, BASHKIA PLAN PËR STREHIMIN SOCIAL