Forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë ndërsa pritet të nisë protesta e opozitës.
Mbrapa Kryeministrisë janë vendosur forcat e FNSH-së, Shqiponja dhe RENEA që do të ndërhyjnë vetëm nëse do të ketë trazira.
Ndërkaq nga pjesa e përparme, përgjatë bulevardit janë vendosur efektivë të tjerë të policisë.
Në lulishten para piramidës ka një grup tjetër efektivësh policie që do të mbikëqyrin protestën e opozitës. Para kryeministrisë është formuar edhe kordoni i policisë.