Ditën e sotme pritet të mbahet protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Njëjtë si në seancën plenare të 13 shkurtit, organizimi i protestuesve pritet të bëhet para Kuvendit. Berisha dhe 11 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë të përjashtuar nga seanca plenare për bllokim të foltores së Kuvendit dhe shkelje të etikës. Pavarësisht kësaj mase disiplinore të marrë ndaj tyre, Berisha dhe deputetët e përjashtuar, kanë deklaruar se do të marrin pjesë në seancën e sotme që nis në orën 10:00.

Ndërkohë policia do të jetë e angazhuar me rreth 1000 efektivë në protestën e opozitës që pritet të nis për pak para godinës së Kuvendit. Si përherë rreshti i parë do të mbrohet nga Forcat e Rendit dhe në gatishmëri FNSH, e cila pritet të ndërhyj vetëm në rast nevoje. Pjesa më e madhe e policëve janë të dislokuar në pjesën e pasme të godinës, pranë Akademisë së Shkencave.

Artikulli paraprak‘NË PUNË VJEN PERIUDHË SHUMË E RËNDËSISHME, KUJDESUNI PËR ÇËSHTJET LIGJORE’, HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërPROTESTUESIT NISEN DREJT SELISË SË KUVENDIT, MARSHIM NË KËMBË NGA SELIA E PD