Protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mblodhi një numër të madh qytetarësh nga të gjitha qytetet e Shqipërisë. Efekti pritet të shikohet në ditët dhe javët në vazhdim. Ndërsa qytetarët shkodranë, 24 orë më pas janë të mendimit se protesta e kishte efektin e duhur.
Pavarësisht se protesta të tilla nuk zgjidhin menjëherë problematika të shumta me të cilat përballet Shqipëria në ekonomi dhe sektor të tjerë, shkodranët shprehen se shqiptarët kishin kauza të mjaftueshme për të protestuar. Ndërkohë, numri i njerëzve në shesh ishte i mjaftueshëm për t’a konsideruar si një protestë të suksesshme. Pjesa më e madhe e të intervistuarve ndajnë mendimin pozitiv të rolit të protestave. Megjithatë, një pjesë tjetër e njerëzve vazhdojnë të jenë mosbesues në kauza të tilla. Përtej ideleve politike, qytetarët ndajnë mendimin se sotb më shumë se kurrë duhet protestuar.
Opozita e bashkuar shqiptare me në krye Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, arritën të mbledhin një numër të konsiderueshëm shqiptarësh për të luftuar atë që ata e quajnë qeveri të korruptuar.