Nesër opozita shqiptare ka njoftuar protestën e radhës para parlamentit në momentin që do të zhvillohet seanca plenare.

Policia ka marrë masat për të shmangur incidentet, teksa radhën e parë u shënuan disa, pasi protestuesit sulmuan ministrin Klosi dhe dy deputetë të shumicës.

Gjendja nesër mund të agravohet akoma më shumë, pasi përpos deputetëve të shumicës që do të jenë në sallë, do të shkojnë edhe katër të rinjtë që morën mandatin nga lista e LSI-së për të bërë betimin.

Për t’iu shmangur trazirave, ambasada amerikane u bën thirrje shtetasve të saj qëndrojnë larg pikave të nxehta, Kryeministrisë, Parlamentit dhe ndërtesave të tjera qeveritare.

“Demonstrata pritet të ndodhë kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në seancë. Grupi demonstron kundër qeverisë. Kohëzgjatja e demonstratave është e panjohur.

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gazlotsjellës gjatë protestave të fundit. Shmangni pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme” thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakSHPALLET VAKANCA EDHE PËR NARD NDOKËS, KUVENDI I KËRKON KQZ-SËM ZËVENDËSIMIN ME DEPUTET TË RI
Artikulli tjetërBALLA: JEMI GATI PËR DIALOG, PO JO NEGOCIATA KUNDËR DEMOKRACISË