Jo gjithçka ka shkuar mirë në protestën e opozitës së bashkuar shqiptare të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ka qenë vetë ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një statusi në Facebook ka publikuar foton e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi, i dhunuar dhe i gjakosur.
Në statusin e jit, Berisha shkruan: “Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi!”.
Më vonë, Partia Demokratike ka publikuar imazhe të tjera të dhunës së ushtruar kundrejt kryeredaktorir të Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmi. “Policia godet në krye të detyrës kryeredaktorin e gazetës RD Bledi Kasmi, duken raportaur për protestën.” – shkruan Partia Demokratike.
Në njërën e fotove të publikuar shihet Kasmi me kokën ulur dhe një efektiv i policisë me shkopin e gomës të ngritur, gati për t’a gjuajtur.
Më vonë, për të gjithë protestën ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në statusin e tij në Facebook falendëron të gjithë demokratët që refuzuan këtë protestë në shesh:
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë.” – ka përfunduar Rama.