Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia lidhur me protestën e zhvilluar nga PD në Tiranë mbrëmjen e kësaj të diele.

“Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm. Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën. Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë”,- thotë Meta.

Artikulli paraprakBLLOKIME RRUGËSH E PËRPLASJE/ POLICIA SHOQËRON NË KOMISARIAT 15 PROTESTUES TË OPOZITËS
Artikulli tjetërBERISHA VIZITON GJEKMARKAJN NË SPITALIN E TRAUMËS, DEPUTETI I PD