Një efektiv policie ka rrezikuar seriozisht jetën gjatë protestës së opozitës, për shkak të bombave molotov.

Teksa protestuesit mbërritën në godinën e Ministrisë së Brendshme, një bombë molotov shpërtheu te këmbët e efektivit të policisë, të cilit i morën flakë rrobat.

Kolegët e tij ndërhynë menjëherë dhe shmangën përhapjen e flakëve, teksa protestuesit kanë sulmuar dhe derën e Ministrisë.

Artikulli paraprakHIDHET MOLOTOV DREJT BASHKISË SË TIRANËS, NOKA UDHËHEQ PËRPLASJEN ME POLICINË
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, POLICIA E SHTETIT: DERI TANI 10 PUNONJËS POLICIE TË DËMTUAR