Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reaguar nga ‘çadra e lirisë’ në lidhje me shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm. Ai theksoi se opozita nuk po kërkon ‘kokë turku’.
“Sonte jemi mbledhur këtu, ndërkohë që qeveria duket se është në grahmat e saj të fundit. Në fakt, ka tre javë që nuk bën më asnjë punë, përveç se përgjon protestën e qytetarëve, popullin e vet.
Sado që të përgjigjet, sado që të shtijën fall, të lexojnë filxhanat e kafesë pas fasadat e qeverisë, konkluzionin ua kemi thënë. Ne jemi këtu, jemi ngritur bashkë në këtë shesh, deri në largimin e qeverisë të bërë njish me krimin dhe drogës.
Ua kemi thënë dhe ua përsërisim se për ne kjo lëvizje i ka tejkaluar kufijtë e çdo partie politike. I ka tejkaluar kufijtë e PD, i ka tejkalur kufijtë e opozitës. Është sot lëvizja më e madhe popullore, qytetarëve dhe kombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj, nuk jemi mbledhure këtë as për ‘koka turke’, as për ‘koka delesh’, as për ‘koka kecash’. Jemi mbledhur këtu për standardin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe kryeministër garant me krimin, nuk mund të ketë”, tha ai.