Pas protestës së Partisë Demokratike për punimet brenda parkut të liqenit ka reaguar menjëherë kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se PD kaloi nga rruga e luftës me diktaturën tek lufta me objektet e rrugëve, duke iu referuar këtu shkatërrimit të makinerive të punës nga protestuesit. Këta të fundit, sot shkatërruan rrethimin e punimeve brenda parkut të liqenit dhe makineritë e firmës. “#Vaj Medet PD ku u katandise nga rruga e luftës me diktaturën tek lufta me objektet e rrugëve..”,shkruan Rama.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, U-18 VLLAZNIA MUNDET NGA SUPERIOR KLIMA
Artikulli tjetërHIDHET SHORTI I “COPA AMERICA 2016”