AMBULANCA BLLOKOHET NË TRAFIK, MAKINA TË TJERA DETYROHEN TË MOS LËVIZIN. Gjatë protestës së Partisë Demokratike që ashtu si në të gjithë Shqipërinë u zhvillua edhe në qytetin e Shkodrës ka patur edhe disa probleme.
Fikja e makinave për afro 5 minuta në rrugët kryesore të qytetit ka krijuar një trafik të rënduar. Në këtë mënyrë përveç atyre që po protestonin dhe kishin ndalur maikinat e tyre, disa të tjerë edhe nuk kishin lidhje me protestën u detyruan që gjatë atyre 5 minutave të qëndronin pa lëvizur. Mes tyre, një ambulancë edhe pse kishte një rast urgjent siç tregon vetë shoferi i saj mbeti e bllokuar. Sink Shoferi Edhe pse një protestë e parajlajmëruar prej ditësh nga ana e Partisë Demokratike për të gjithë qytetet e Shqipërisë kundër çmimit të lartë të naftës, të paktën në një prej rrugëve kryesore të Shkodrës, policia rrugore nuk ishte e pranishme për të bërë normalizimin e trafikut. Kur protesta përfundoi dhe makinat nisën lëvizjen, shoferët u desh të bënin kujdes për shmangien e aksidenteve sepse policia mungonte.