Pedagogët do të hyjnë në grevë urie nëse presidenti dhe faktorët ndërkombëtar i japin garanci për jetën e tyre dhe familjarëve. Këtë bëri me dije kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi u shpreh se nëse e marrin garancinë, 30 pedagogë do hyjnë në grevë pasi qeveria nuk i plotëson kërkesën për rritjen e pagave. Kovaçi u shpreh se do të presin përgjigje në ambientet e Politeknikut ndërsa shtoi se pedagogët janë për mbrojtjen e Arsimit dhe të vlerës njerëzore në vend.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigjeje vlerësuese apo çfarëdo reagimi nga kabineti qeverisës, SPUSH i drejtohet Presidentit të Republikës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë publike si dhe faktorit ndërkombëtar me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogeve që do të hyjnë në greve urie, por edhe familjareve të tyre. Nëse kjo garanci jepet qoftë edhe brenda tre minutave, tre orë, apo tre ditë – 30 pedagogë të IAL-ve publike, hyjnë menjëherë në grevën e urisë. Ndjejmë, të sjellim edhe një herë në vëmendjen tuaj, se SPUSH është organizata vullnetare e intelektualëve të këtij vendi, frymëzuar nga shpirtrat e atyre që kanë saktifikuar më shumë se ne sot, për arsimin dhe atdheun, por edhe të gjithë atyre që kanë rrëzuar buste diktatorësh. Pedagogët e këtij vendi, nuk janë vetëm njerëz të fjalës dhe auditorit, por kanë pathos dhe vullnet që të materializojne idetë dhe idealet e tyre në shërbim të kauzave që besojnë, kauzë që sikundër është deklaruar, e konsideron “Arsimin e Lartë Publik – Prioritet Kombëtar”.”, tha Kovaçi. Pedagogët kanë protestuar cdo ditë që më 17 tetor duke braktisur auditoret e fakulteteve për t’iu drejtuar qeverisë me një disa kërkesa. Në daljet publike, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar kreun e Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi si ‘SHIK-s’ që merr urdhra nga Foltorja. Kreu i qeverisë tha se rritja e pagave të pedagogëve është e lartë, krahasuar me gjendjen në të cilën ndodhet vendi për shkak të krizës ekonomike dhe asaj energjetike. Rama tha se rritje prej 15% nuk ka pësuar as paga e mësuesve, punën e të cilëve e quajti më të vështirë se atë të pedagogëve. Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Artikulli paraprakÇNJERËZORE NË PEJË/ INFERMIERJA DHUNON PA MËSHIRË TË MOSHUARËN NË AZIL
Artikulli tjetërINFLACIONI PËR SHKAK TË LUFTËS NË UKRAINË, BANKA E SHQIPËRISË RRIT NORMËN BAZË TË INTERESIT