Partia Demorktike ka reaguar për protestën e mbajtur dje nga pedagogët, duke shprehur mbështetjen ndaj tyre. Drejtuesja e Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Lili Sula është shprehur se PD do të zotohet që studentët të paguajnë vetëm 5 euro për Bachelorin dhe Masterin.

“Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, që diskriminon pedagogun, ndërkohë që qeveria nuk ia ka siguruar paraprakisht ato. Mbështesim plotësisht kërkesën e pedagogëve që për një periudhë 10 vjeçare qeveria të garantojë financiarisht tarifën e plotë të studimeve të larta. Në këtë krizë të thellë ekzistenciale që po kalon bota universitare, ku shumica e auditorëve janë bosh, ndërkohë që pjesa tjetër përballet me ulje të shpejtë të numrit të studentëve, financimi i tarifës së studimeve të larta është i domosdoshëm.

Në këtë periudhë të gjatë 10 –vjeçare të dramës së rëndë historike kombëtare, të shpopullimit masiv të vendit prej të rinjve, të këtij emigrimi të pashoq të brezit të ri – energjisë më ripërtëritëse të kombit që po e investon ardhmërinë dhe dijen në vende të tjera – financimi i plotë i tarifës për studime të larta është detyrimi ynë. Partia Demokratike u zotohet të gjithë studentëve, nxënësve e prindërve të tyre, të cilët për shkak të krizës së thellë ekonomike e kanë gjithnjë e më të pamundur përballimin studimeve të fëmijëve, se tarifat e studimeve të larta do të jenë 1 euro për një vit akademik, 5 euro për cikilin Bachelor bashkë me atë Master. Arsimi është investim shtetëror që ia ruan rrënjët kombit, përkundrejt strategjisë së sotme të kësaj qeverie që synon ta zhbëjë atë, ndaj Partia Demokratike premton se me ardhjen në pushtet do të marrë përsipër koston financiare të studimeve të larta për çdo student.”- tha ajo. Kërkesa e pedagogëve sipas PD-së, është mëse e drejtë njëlloj si kolegët e tyre në rajon.

“Partia Demokratike mbështet të gjitha kërkesat e pedagogëve për rritjen e buxhetit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, mbështet kundërshtimin e vkm 741 që i transformon universitetet në fondacione ose OJQ, rishikimin e vkm 112 që diskriminon pedagogun dhe e vendos atë në kushte të përmbushjes së kërkesave, ndërkohë që qeveria nuk ia ka siguruar paraprakisht ato; dëmshmërinë në punë; rritjen e pagës së tyre si kolegët në Kosovë, transparencën financiare, e cila mungon në universitete. Shprehim mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve për të trajtuar botën universitare si vendet e rajonit.

Shpopullimit të vendit do t’i përgjigjemi me strategji arsimore që kthejnë shpresën dhe besimin se ky vend bëhet e se këtu ka vend për të gjithë, keqtrajtimit të figurës së stafeve akademike e administrative do t’i ballëvemë kthimin e dinjitetit të tyre profesional si ajo pjesë elitare e shoqërisë që formon profesionistë e intelektualë e njëherësh artikulon ide e qëndrime që emancipojnë vendin.”- tha ajo. Kujtojmë se pas protestës së pedagogëve, kryeministri Rama lajmëroi një rritje page me 15% për stafin akademik, ku 8% do të ofrohej nga qeveria ndërsa pjesa tjetër nga bordet e universiteteve. Edhe pse në retorikën e pedagogëve flitet më tepër për rritjen e pagave, kërkesat e tyre nuk kanë qenë vetëm kaq. Sidoqoftë, edhe pse kanë ftuar edhe studentë në protestë, këta të fundit as nuk kanë denjuar të shkojnë. Pasi refuzuan ofertën e Ramës, pedagogët vijuan me protestat, madje rreth muajit nëntor paralajmëruan edhe bojkotim të periudhës së sezonit në universitete, gjë që kreu i Sindikatës kur u pyet për mediat e mohoi. Pasi caktoi datën 22 shkurt për protestën e radhës, Kovaçi u shpreh se përpos kërkesave që kishin paraqitur atë kohë, janë shtuar edhe disa të tjera, ama nuk u ndal.

Kërkesat e pedagogëve përfshijnë rritje page me 50%.

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR MIRËNJOHJE PËR MUNDËSIN ELJAZ GURI
Artikulli tjetërLAJÇAK: KURTI DHE VUÇIÇ TA PRANOJNË PUBLIKISHT PLANIN FRANKO-GJERMAN, MË PAS TË NISË ZBATIMI