Një reagim të menjëhershëm në lidhje me protestën e prindërve ka patur edhe drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Blediana Osja. Sipas saj, këkresa e prindërve është e pavend sepse nuk mund të shkelet ligji në një kohë kur mësuesja ka plotesuar vitet e punës dhe kushtet e tjera për të dalë në pension.
Drejtorja Osja ka një falenderim për kontributin e mësueses Dalina Arra, ndërkohë që tregon se edhe mësues të tjerë të cilët kanë dalë në pension kanë zbatuar me përpikmëri Kodin e Punës.
Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Blediana Osja I bën thirrje prindërve të përshtaten me kushtet e reja nga kjo situatë e krijuar, pasi nuk mund të kundërshtojnë haptazi Kodin e Punës dhe ligjet në fuqi.