Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha duke iu referuar protestës së 12 nëntorit. Me anë të një reagimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se situatat e protestave mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme ndaj i sugjeron të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës. Më 12 nëntor organizohet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia e Lirisë.

Artikulli paraprak“RRITJA E ÇMIMEVE DO JETË E FORTË EDHE NË MUAJT NË VAZHDIM”, BSH: INFLACIONI I LARTË DO TË…
Artikulli tjetërPD PUBLIKON HIMNIN E PROTESTËS/ KËNGA QË DO SHOQËROJË QYTETARËT NË 12 NËNTOR