Në një kohë kur kryeministri Rama ka nisur tryezat e dialogut me studentë dhe padadogë dhe ka kërkuar bashkimin e te gjitheve ne kete dialog per zgjidhjen e 8 kerkesave te tyre , ka reaguar edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetin e tyre social të “Facebook”, zyra e BE në Tiranë shkruan se “protesta është shprehje e demokracisë së shëndetshme”.

Më tej në reagim shtohet se “tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”.
Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë.

Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore. E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri.

Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit. Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike.

Më herët ishte kreu i Prezencës së OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt i cili u shpreh nga Shkodra se studentët dhe qeveria duhet të ulen dhe të dialogojnë për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate dhe rikthyer normalitetin në institucionet e Arsimit të Lartë në vend .

Artikulli paraprakTRUMP I SHKRUAN THAÇIT: MOMENTI PËR MARRËVESHJE HISTORIKE ME SERBINË
Artikulli tjetërPLAGOSET STUDENTJA I BIE NË KOKË TAVANI TUALETIT