Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë urgjente nga selia e LSI-së, për situatën e studentëve në vend. Kryemadhi tha se gjendja është kritike.
Shqiptarët të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga situata. Gjendja është kritike, mijëra student po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore.
Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale.