Protesta pa afat kunder marrëveshjes me Italinë per refugjatet, e paralajmeruar prej 1 jave në Lezhë nuk u zhvillua. Policia e rendit dhe ajo bashkiake pengoi të rinjte për vendosjen e çadres ne forme kampi të improvizuar në sheshin “Gjergj Kastrioti” përpara bashkisë së qytetit, ndërsa nuk munguan debatet mes policisë dhe aktivisteve.
Njëra prej organizatoreve të protestës Arilda Lleshi i konsideroi të paligjshme veprimet e policisë, pasi sipas saj tubimet janë një e drejte kushtetuese.
Pasi nuk i lejuan të vendosin çadren përpara Bashkisë Lezhë, disa prej aktivisteve e kaluan natën jashte në sheshin “Gjergj Kastrioti” dhe në këtë mënyre paralajmerojnë se do të veprojnë deri në zhbërjen e marrëveshjes që e kthen Lezhën ne kamp refugjatësh.