Me një hashtag të shëprndarë në rrjetet sociale #RomaResist, qytetarët amerikanë që jetojnë në kryeqytetin italian Romë kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme protestën e tyre Anti-Trump që do të vazhdojë deri në përfundimit të vizitës së tij.
“Ky President nuk na përfaqëson dhe protesta jonë është në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, të demokracisë, të medias, grave, shëndetësisë e besimit fetar“, deklarojnë organizatorët e protestës. Me slloganet “Bridges not walls”, “Ban travel for Trump”, shpresojnë që pas takimit me Atin e Shenjtë, politika e Presidentit amerikan të ndryshojw, shprehen protestuesit. Në vendin simbolik të Romës, mjaft pranë Koloseut, militantët e Frontit të Rinisë Komunist kanë vendosur një parullë gjigande “Trump not welcome”.
Gjatë protstës ata u shprehën se “kush firmos marrëveshje 100 miliardë për të furnizuar me armë Arabinë Saudite është furnizuesi i parë i terrozimit, kush ngre mure kundër emigrantëve nuk është i mikpritur në Romë.” Dhe aktivistët e Greenpeace kanë protestuar gjatë natës së shkuar mjaft pranë mureve të Vatikanit nën slloganin “Planet Earth First”, për të kundërshtuar moton e qeverrisë Trump “America First!”. “Presidenti amerikan ka reduktuar së fundmi mjaft rregulla të mbrojtjes së ambientit duke favorizuar shoqëritë e naftës e të karbonit”, shprehen aktivistët e Greenpeace.