Pritet të nisë pas pak çastesh protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër takimit të “Ballkanit të Hapur.

Janë bërë me dije emrat e atyre që do të marrin fjalën në këtë protestë. Mes folësve është edhe ish-deputetja e LDK në Kosovë Melihate Termkolli dhe do të përmbyllet me Sali Berishën.

Emrat që do të flasin në protestë:

Aldo Bumci, Melihate Termkolli, Bujar Nishani, Albana Vokshi, Belind Kellici, Edit Harxhi, Megi Balliu, Ylli Manjani dhe Sali Berisha.

Mësohet se protesta do të zgjasë jo më shumë se 1 orë dhe në derën e kryeminisëtrisë janë rikthyer dyert e blinduara nëse do të ketë tentativa për të hyrë brenda.

Artikulli paraprakPROTESTA KUNDËR VUÇIÇ/ NË TERREN FORCAT SHQIPONJA DHE TË FNSH-SË, POLICIA NDRYSHON SKEMËN
Artikulli tjetërFOTO LAJM, BERISHËS I BASHKOHET NË PROTESTË EDHE KUJTIM GJUZI