Presidenti Ilir Meta thotë se protesta e djeshme ishte vetëm hapi i parë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve duke vijuar me paralajmërimet për shumicën qeverisëse.

“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilës iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve” shkruan ai në Facebook.

Kreu i shtetit paralajmëroi mbrëmë në protestën që organizoi se pas 15 marsit, kur të miratohet reforma zgjedhore, do të firmosë në të njëjtën mënyrë, para popullit, dekretin për shpërndarjen e parlamentit, që sipas tij është ilegjitim.

Meta kërcënoi se nëse ky dekret nuk merret në konsideratë nga grushti i shtetit, dhe nga ndërkombëtarët, që i quajti organizatë mafioze do ta firmosë dekretin në mes të parlamentit.

Artikulli paraprakGJEOLOGËT: PLANETI TOKË MUND TË KETË QENË I MBULUAR I TËRI ME UJË. JA KU BAZOHET TEORIA
Artikulli tjetërINFO PLUS – 03.02.2020