Protesta studentore hyn sot në ditën e saj të shtatë. Edhe pse dita e sotme është ditë pushimi për punonjësit e administratës për shkak të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, një gjë e tillë nuk do të jetë për studentët.

Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot. Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut dhe duke shmangur sërish Bulevardin qendror të kryeqytetit, përpara Kryeministrisë.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta. “Studentë, ata duan të hiqni dorë – bashkohuni nesër më të fortë se kurrë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët në një bashkëbisedim live në Facebook në orën 11:00 të paradites së sotme.

Kreu i qeverisë ripërsëriti ftesën për dialog, por studentët refuzuan sërish duke i kërkuar pranimin e 8 kërkesave të tyre.

Kryeministri insistoi duke u shprehur se është i gatshëm për një mekanizëm bashkëqeverisje me studentët me qëllim, siç u shpreh ai, për shërimin e plagëve të korrupsionit dhe keqadministrimit të universiteteve në vend.

Kërkesat e para të studentëve
Kërkesat e dyta të studentëve
Kërkesat e tretë/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme

Artikulli paraprakNJË SPECIE E RE DINOSAURI ZBULOHET NË AUSTRALI
Artikulli tjetërSTUDENTËT: MOS TË GUXOJË KUSH TË SHKOJË TEK RAMA, S’KA DIALOG