Në të gjithë Kosovën zhvillohen sot protesta për lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Protesta me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” do të zhvilohet në Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në orën 11:55. Ndërsa Kuvendi i Kosovës, pavarësisht një seance maratonë dhe të jashtëzakonshme, nuk arriti të dalë me një rezolutë për lirimin e Haradinajt. Pas 11 orë diskutimesh, dy rezolutat e prezantuara për ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, një e sponsorizuar nga AAK dhe e mbështetur nga Vetëvendosje e Nisma dhe tjetra e prezantuar nga grupet parlamentare PDK-LDK, nuk kanë arritur të marrin votat e duhura. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj theksoi se rezoluta e dytë është plagjiaturë e rezolutës së tyre, pasi të tri pikat e para janë marrë nga teksti i tyre, ndërsa është shtuar vetëm teksti për raporte të mira me Francën.

Artikulli paraprakMANJANI PËR 11 JANARIN: I ÇUDITSHËM INJORIMI I DITËS SË REPUBLIKËS
Artikulli tjetërSITUATA E RRUGËVE KËTË TË MËRKURË. KUJDES NË KËTO AKSE