Këtë të shtunë ne Kukes eshte protestuar fuqishem kunder takses se vendosur nga qeveria per kalimin ne rrugen e kombit. Protesta ka dale nga kontrolli dhe protestuesit janë përleshur me forcat e policisë,pasi kishin shkatërruar edhe koncesionarin e ngritur për pagesën e taksës, duke i vënë flakën.
Ndërkohë këta të fundit janë përballur gjatë natës me ndërhyrjen e forcave speciale Renea dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë. Arrestimet e këtyre të fundit kanë sjellë reagime jo vetëm tek politikanët por edhe tek qytetarët shkodranë të cilët qëndrojnë në mbështetje të protestuesve.
Ndërkohë ka dhe nga ato të cilet protestën e cilësojnë si të jashtëligjshme nga ana e qytetarëve. Në proteste përveq të arrestuarve kishte dhe të lënduar. Ndërkohë dhuna barbare mbi pronën shkatrroi gjithçka.