Pas deklaratës së Ivanovit kanë reaguar shoqatat dhe ambasadat ndërkombëtare.
Presidenti Gjorgje Ivanov ka befasuar me deklaratën se do të falen krimet e politikanëve, mes tjerash ata që janë në hetim, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.Por se edhe vetë njerëit kanë dalë në rrugë e kanë mbuluar sheshin përpara presidencës. Njerëzve iu është bashkuar edhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi. Policia ka formuar kordon policor me qëllim për të mos i lejuar protestuesit të hyjnë brenda në objekt.
/ Star Plus TV /