Pak ditë më parë disa banorë në fshatin Rrjoll të njësisë Velipojë protestuan me pretendimin se gjatë dimrit energjia elektrike shkëputet për shkak të linjës së amortizuar dhe sipas tyre qëndrojnë deri në 3 ditë në errësirë pa energji.

Pas kësaj proteste ka reaguar drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka ka reaguar duke thënë se në atë zonë OSHEE ka bërë disa investime ndërsa hodhi poshtë faktin se në Rjoll ka shkëputje kaq të shpeshtë të energjisë siç pretendojnë banorë.

Gjithsesi drejtori i OSHEE Zhuka thotë se menjëherë grupet e punës do të zbresin në terren në fshatin Rrjoll në njësinë Velipojë për të verifikuar çdo pretendim që banorët kanë.

Kreu i OSHEE në Shkodër premton se banorët në fshatin Rjoll gjatë gjithë dimrit do të kenë furnizim me energji elektrike.

Star Plus do të vijojë të ndjek situatën nëse në vazhdimësi do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në fshatin Rrjoll të Velipojës por edhe grupet e OSHEE nëse do zbresin në terren për të verifikuar situatën.

Artikulli paraprakNGA NESËR ITALIA ‘MBYLL’ KUFIRIN ME SHQIPËRINË, NUK KA MË ASNJË VIZITË TURISTIKE
Artikulli tjetërRRËFIMET E RRALLA: FJALËT E FUNDIT TË LUMES MARIA TUCI