Polici vret afroamerikanin shpërthejnë protestat në SHBA

Të paktën 12 policë mbetën të plagosur gjatë protestave të dhunshme që shpërthyen ne Charlotte në Karolinë e Veriut. Përleshjet u regjistruan pak orë pasi një agjent vrau me pistoletë një afroamerikan. Mediat shkruajnë se polici edhe ai afroamerikan ka vrarë 43 vjecarin pasi ishte i armatosur dhe përbënte rrezikshmëri të lartë shoqërore . Ndwrsa familjarët e të ndjerit thonë se ai kish në dorë një libër dhe jo një armë. Pak orë pas ngjarjes , protesuesit u mblodhën në shtëpinë e të vrarit duke mbajtur në duart postera dhe thërrisnin” Duart lart, Mos qwlloni, Jo drejtësi, Jo paqe. “ Gjatë konfrontimit me manifestuesit u plagosën me gurë edhe 12 agjentët të cilët sipas deklaratës së policisë po kryenin detyrën për të mbrojtur komunitetin nga protestuesit. Por mediat lokale bëjnë me dije se janë plagosur edhe civilë, pasi oficerët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës. Një pjesë e manifetsuesve kanë shkatërruar edhe makinat e policisë. Shpesh herë SHBA përfshihet nga ngjarje të dhunshme ku në qendër të vëmendjes janë aksionet e policisë ndaj afroamerikanëve dhe reagimet e tyre të cilat përfundojnë me protesta të dhunshme

Artikulli paraprakGJERMANI,DROGE NE HANOVER,ARRSTOHEN TRE SHQIPTARE
Artikulli tjetërMETA NE SHKODER:ME INTERESOJNE ZGJEDHJET PER KRYETAR TE LSI