Shkatërrimi i selisë së PS-së në Shkodër dhe djegia e objekteve nga disa të mitur, kanë sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama duke thënë se vetëm Terroristët e Boko Haramit dhe opozita në Shqipëri përdorin fëmijët si kamikazë.
Duke bërë pergjegjese opoiztën për nxitjen e dhunës dhe përdorimine të miturve për këtë, Rama shprehet se kjo është streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare dhe se shqiptarët të mos pranojnë këtë abuzim ekstrem që po ndodh në vend prej 4 ditësh.
Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!
Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë”, shkruan Rama në twitter.
Me heret Rama tha se “Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!
Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj