Policia e Shkodres ka devijuar qarkullimin e mjeteve nga Mjeda .
Ne protesten në Shkodër, ka tërhequr vëmendjen një nga militantët demokratë që përpos akuzave të tjera në drejtim të kryeministrit Rama, thotë se ‘është vëllai i Vuçiçit’ (Presidentit te Serbise).
Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë.
Demokratët në Rrogozhinë kërkojnë nga ajri largimin e Ramës
Në një moment situata te ‘Plepat’ në Durrës u tensionua teksa po kalonte një ambulancë, ndërsa ndërhyri kryetari i PD-së në qytetin bregdetar për të hapur rrugën.
Ferdinad Xhaferri është i njohur, pasi kandidoi edhe për kryetar bashkie në Durrës në vitin 2011, por u mund nga socialisti Vangjush Dako. Ai është i shquar për një gafë që bëri gjatë asaj fushate elektorale, kur tha se do të përmirësonte edhe cilësinë e diellit për turistët.
Një vlonjat i zhgënjyer nga qeveria u shpreh gjatë protestës se Rama do i paguajë të gjitha dhe do të largohet nga pushteti, pasi mashtroi. “Në kemi dalë për të protestuar, nuk jemi as me LSI dhe as me PD-në, na latë pa bukë, na degjeneruat, na morët pronat.
Ky ishte ai kryeministër që tha më jepni votën se do të fus 300 mijë veta në punë, 500 mijë ikën. Ky është bastard, kriminel, do i paguajë të tëra, perëndia vonon, por nuk harron.
Deri pardje thoshte negociatat do të fillojnë në qershor, ai është kryemashtrues dhe maskara” tha ai.
Në Kukës demokratët kanë bllokuar rrugën e Kombit duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Të bllokuar kanë mbetur edhe një grup maturantësh nga Kosova që ishin nisur për në Shqipëri, të cilët në pritje të zhbllokimit të rrugës ia kanë marrë këngës dhe valles në rrugë.
Militantët e PD në Gjirokastër debatojnë me efektivët e policise.Simpatizantët e PD në Korçë djegin goma ndërsa në Elbasan ndezin tymuese
Militantët e PD në Fier tentojnë të ndezin goma, ndërhyn policia
Digjen goma dhe ne Milot ku po protestojne demoktratet e Lezhes