Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman shprehet se dhuna në protestë është e pajustifikueshme. Edhe pse përfaqëson një vend që po e lë BE-në,

Duncan Norman ka folur për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes Europiane. Ai u shpreh se debatet politike nuk ndikojnë në anëtarësimin e vendit në BE.

“Po adresojmë së bashku me qeverinë shqiptare cështjen e sekuestrimit të aseteve kriminale. Jemi në diskutim me ministrin Xhafaj për të goditur asetet e grupeve kriminale. Emrat konkretë?

Sigurisht nuk është e përshtatshme të flas për individë të caktuar, cështja duhet mbajtur private, sekret hetimor. Kjo është një nga 5 kriteret, rezultatet në fushën kundër krimit. Britania, por edhe shtetet e tjera do i shikojnë këto rezultate.

Vendimi do të merret në qershor për negociatat, fakti që ka mos-dakordësi politike nuk e pengon anëtarësimin. Në muajt e fundit kemi parë disa lëvizje, po bëhen më shumë arrestime. Protesta e opozitës?

Do të përsëris edhe njëherë qëndrimin tim, cdo kush ka të drejtë të protestojnë, por duhet të jenë paqësore, pasi asnjë kauzë nuk e justifikon dhunën”

Duncan Norman ishte i pari ambasador që reagoi pas dhunës në Rrugën e Kombit. Ai u shpreh se dhuna nuk është zgjidhje e problemit.

Artikulli paraprakJAVA E MADHE E PASHKEVE
Artikulli tjetërZONAT MALORE , ATY KU KRIMI MBYTET NGA VARFËRIA