Opozita e bashkuar zhvilloi disa takime në Shkodër për t’i bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që rithemelimi i PD zhvillon më 20 shkurt përpara kryeministrisë. Deputetë të Gazmend Bardhit dhe të Sali Berishës të udhëhequr nga Flamur Noka u shkrinë edhe në bazë. Bardhi u shpreh se edhe ata pak demokratë që janë veçmas duhet t’i bashkohen këtij grupimi të madh opozitar kundër kryeministrit Rama.
Ndërkohë Flamur Noka, si përfaqësues i Rithemelimit u shpreh se kreu i PD Lulzim Basha është peng i Edi Ramës.
Pas një kafe që shijuan të gjithë bashkë në mjediset e hotel “Colosseo” Bardhi dhe Noka ftuan qytetarët shkodran që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit.
Ky tur i takimeve me qytetarët për t’i bërë thirrje që të marrin pjesë në protestën e opozitës pas Shkodrës do vijojë edhe në qytete të tjera.