Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat tha se të rinjtë në seli blu janë kërcënuar. Berisha po ashtu theksoi se personat që e kanë bërë këtë do të vendosen para përgjegjësisë dhe do të përgjigjen shumë rënë.
“Bandat që qeverisë kanë hyrë në seli. Nuk ka konflikt mes nesh, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Erdhën kërcënuan me armë…Sot…Unë nuk jam i rrezikuar. Demokratët nuk ndjehen të rrezikuar. Të futësh në seli të partisë njerëz që të të kërcënojnë të rinj, përbën krim të shëmtuar dhe ata do të përgjigjen shumë rëndë”, ka thënë Berisha.
Do të ketë protesta?
Berisha: Gjithçka po bëjmë është që të rikthejmë dinjitetin Partisë Demokratike. Protesta pa asnjë diskutim. Kam thirrur nga të katërt anët e Shqipërisë , kam thënë se po nuk votuam me këmbët tona nuk do të na votojnë as duart. Pra kam thënë me këmbët, sepse duhet të na bien këmbët në protesta.