Me pankarta në duar ku shkruhej në anglisht “Ajo që kërkojmë është drejtësi”, “Nuk do të harrojmë genocidin çam” shoqata ‘Çamëria’ zhvillon sot një protestë para Ambasadës Greke.

Ata kërkojnë transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush të mos fshijë emrin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore.

Protesta në orën 12:00, tek hyrja e bllokut të Ambasadave, Rruga e Durrësit, sheshi ‘Adem Jashari’.

I pranishëm në protestë është dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Shpetim Idrizi: “Deti toka, varrezat nuk janë të pushtetarëve por amanet nga Zoti. Deti toka, varrezat e Çamëia nuk negociohen por zgjidhen me integritet. Haram u qoftë shqiptarëve nëse e shohin Europën e Perëndimin nga Athina!

I bëj thirrje Edi Ramës, Ditmir Bushatit, Ilir Metës, zotit Basha. Unë e di që nuk i keni dhënë dot prosperitet e zhvillim ekonomik por të paktën e keni për detyrë ti jipni dinjitet. Sa i takon axhendës shqiptare jemi të interesuar për marrëveshjen tokësore”

Artikulli paraprakROZAFATET – RITA GJEKA
Artikulli tjetërBASHA ‘DHËMBË PËR DHËMBË” ME RAMËN: QYTETARË TË BERATIT KENI PUNËSUAR NJË PARAZIT