Banorë dhe përkrahës të Partisë Demokratike në Maliq, protestuan këtë të dielë kundër qeverisë Rama duke bllokuar aksin kryesor kombëtar.
“Rama ik” dhe “e duam Shqipërinë si e gjithë Evropa” ishin thirrjet e tyre në këtë protestë para Bashkisë së Maliqit, ku ishin mbledhur sipas PD-së, rreth 200 veta.
Në këtë protestë ishin edhe përfaqësues të PD-së, ish deputetët Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.
Protestuesit në një moment kanë hedhur edhe tymuese dhe kaspollë, ndërsa një kordon policie qëndronte para godinës së Bashkisë së Maliqit.
Për shkak të protestës së opozitës, u anulua edhe derbi që do mbahej, mes skuadrave të futbollit të Maliqit dhe Devollit.