Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me protestuesit para kryeministrisë duke e quajtur si të pakonceptueshme pse ata po protestojnë ndërkohë që hapja e lokaleve të natës dhe diskove nuk është lejuar që pas rihapjes së madhe.

Rama lutet që zoti të ruajë familjet e tyre prej tyre, dhe të tjerët nga këto mendje. Akti normative i Ministrisë së Shëndetësisë parashikonte gjoba deri në mbyllje 6- mujore të këtyre aktiviteteve nëse ato do të hapeshin ndërkohë që ato nuk lejohen nga asnjë akt normative që të hapen.

STATUSI NGA EDI RAMA

E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!

Artikulli paraprakKRIM I TMERRSHËM NË FAMILJEN KOSOVARE, DYSHOHET SE DJALI I KA PRERË KOKËN TË ATIT ME SËPATË
Artikulli tjetërTAKIMI ME LIMAJN/ BASHA: MIK KU GJEJ JO VETËM KËSHILLËN POR DHE PASQYRËN E REALITETIT POLITIK SHQIPTAR, KOSOVA DO TË DIJË T’I PËRBALLOJË SFIDAT ME MENÇURI