Sot opozita mban protestën e radhës. Qytetarët janë mbledhur para Parlamentit teksa mbajnë në duar pankarta kunder Kryeministrit Rama, dhe flamuj kuqezi.Paralelisht me protestën nis dhe seanca plenare.

Seanca nis me pyetje drejtuar ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila, lidhur me disa problematika te evidentuara nga banorët e zonës për menaxhimin e Qendrës Sociale për të Moshuar “Besa”, në Barbullush, bashkia Vau Dejës.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës zgjedhore”.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektligjin “Për përfundimin e procesit të privatizimit të objekteve të ish – ndërmarrjeve bujqësore”.

Gjithashtu sot pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian për vitin 2022.

Në rend të ditës është edhe diskutimi për projektvendimiin “Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Konkurrencës”.

Dje kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se çështja McGonigal duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë.

Artikulli paraprakPËRSËRITET SKENARI, DEPUTETËT E PËRJASHTUAR TENTOJNË SËRISH TË FUTEN NË KUVEND
Artikulli tjetërBALLA MBAN FJALËN, DEPUTETËT E PD RRETHOJNË FOLTOREN: ÇA JENI JU? ULU SE S’MË SHOHIN AS KOLEGËT