Ora 11 me mijëra protestues nga të gjitha rrethet e Shqipërisë drejtohen tek sheshi pranë Kryeministrisë.

Për rreth 30 minuta të gjithë kanë qëndruar përpara kryeministrisë në heshtje, madje në një moment lideret demokrat Basha e Berisha u ulen këmbëkryq në shesh

Pas kësaj fillojnë konfrontimet fiizike mes policisë dhe protestuesve në derën përpara kryeministrisë, përleshje që degjeneruan në dhunë fizike mes palëve

Situata duket sikur del jashtë kontrollit

Sic raporton gazetari ynë në venngjarje Senad Nikshiqi me operatorin Juli Vuka numërohen disa të plagosur në radhët e policisë dhe të protestuesve.
Efekt

Por akoma më i vështirë bëhët transportimi i tyre

Forcat e gardës kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën
Lideri Demokrat Luzim Basha i pranishëm në mes të protestës në një komunikim me mediat deklaroi se dhuna u provokua nga policia dhe se kjo ishte protesta më e madhe e 30 viteve. Reagimi qytetar do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë Rama

Ndërkohë deputeti Sali Berisha tha se Rama ka afat deri në darkë për të dhënë dorëheqjen dhe ky është fund i Ramës sipas Berishës

Protesta është shoqëruar gjatë gjithë kohës me incidente e përplasje mes protestuesve dhe policisë së shtetit . Disa herë u tentua hyrja në kryeministri. Protesta vazhdon ended he pritet që mund të ketë edhe zhvillime të tjera

Artikulli paraprakSHBA REAGON PËR PROTESTËN E OPOZITËS
Artikulli tjetërKULT – LEKE GJELOSHI