Mjekja e qendres Shëndetesore të Treshit në Lezhë e cila mbulon dhe Spitenin ka reaguar në lidhje me protesten e zhvilluar nga banorët të hënën të cilët pretendojne se nuk ofrohet sherbimi shendetësor. Sipas Entela Merxhanit, mbyllja e qendres ditën e hënë ka qene e planifikuar dhe e njoftuar por ka shtuar se çdo ditë tjetër ajo ka qenë në punë, duke mbuluar njëkohesisht tre fshatra në Lezhës.
Banoret e Spitenit në Lezhë u ngriten në proteste, pasi gjeten të mbyllur ambulancen e fshatit dhe sipas tyre kjo është një situatë e vazhdueshme, duke sjellë mungesë të shërbimit shëndetësor për ta. Pavaresisht pretendimeve qe ngrihen nga banoret dhe asaj qe deklaron mjekja, në fakt asnjë njoftim nuk ishte vendosur në hyrje të qendres dhe asnjë njoftim publik nuk është bërë se ambulanca do të jetë në rikonstruksion.