Dy persona që ruanin makineritë e firmës në Kaçinar të Mirditës janë dhunuar fizikisht, ndërsa 4 automjete janë djegur. Firma ku ka ndodhur ngjarja pritet të ndërtojë HEC-e në këtë zonë. Kjo është pista kryesore ku po heton aktualisht policia për këtë ngjarje të rëndë.

Burime bejne me dije se është ushtruar dhunë ndaj dy rojeve të makinerive, të cilët janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë mjekësore. Dy personat e dhunuar kanë mbërritur në urgjence me fraktura në trup, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore konfirmojnë faktin se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e dy personave, që ranë pre e dhunës në Mirditë.
Banoret ne Mirdite prej disa kohesh protestojne kunder ndertimit te HEC-eve ne kete zone.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË LEZHË, HUMB JETËN 55-VJEÇARI
Artikulli tjetërSHKODËR, “MARUBI” I HAP DYERT ARTISTËVE TË RINJ