Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një deklarate për mediat ka vijuar akuzat në lidhje me projektin e Unazës së Re.
Mjaftojnë faktet dhe e vërteta për ta kuptuar se kjo është një tragjedi dhe vijë e kuqe që kërcënon fatin e cdo shqiptari dhe vatrat e tyre. Rama shpreson se do ia hedhë me mashtrime për të mbushur xhepat e tij dhe të ortakëve.
Është vjedhje e hapur, është negociuar nga Rama. Vjedhja bëhet nga rrëmbimi i taksave dhe pronave të 1 mijë familjeve. Cdo ligj është shkelur. 40 mln euro vjedhje, 2 mijë euro për centimetër.
E gjithë skema e prokurimit është korruptive, një projekt i pakërkuar është marrë nga ARRSH dhe gjoja ka hapur tender dhe pastaj janë futur tre operatorë, i katërt është kompania vëllezërit Hysa për të përligjur konkurrencën ndërsa më pas saboton garën dhe mbetet oferta më e lartë, njëra e regjistruar në parajsat fiskale dhe që ka qenë në sekuestro.
Është shkelur ligji i prokurimeve. Drejtori i ARRSH do të japë përgjegjësi para ligjit. Kjo mund të ndodhë se direkt në këtë vjedhje është përfshirë Edi Rama. Leja u bë me nxitim të madh, që 40 milionëshi të përfundonin sa më parë në xhepin e Ramës.
Garë nuk ka pasur, çmimi i prokurimit është rekord dhe gjithçka është bërë pa leje ndërtimi.