Qytetarët kanë dalë sot në protestë në shenjë rebelimi kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie gjatë orës policore. Ngjarja e rëndë ndodhi duke u zbardhur 8 Dhjetori në zonën e Laprakës. Teksa sot shënon dita e 7 e protestës, raportohet se në numri i qytetarëve në Sheshin “Skëndërbej” është më i vogël se netët e mëparshme.
Policia ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës, për t’ju paraprirë çdo skenari të kësaj proteste. Mësohet se në terren janë dhe autoblindat dhe njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë, në një raportim live nga Kryeministria, gazetari Erjon Skëndaj tha se policia është vendosur para këtij institucioni dhe në rrugët që lidhin këtë godinë, duke shtuar se situata deri më tani paraqitet e qetë.
Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve por dhe sinjalistikave rrugore, mes tyre tabelave, apo dhe semaforëve.