Shumë e veshtirë me e pa qytetin tënd nën presionin e dhunës, Shkodrën, vendtakimin qytetërimeve, provë e njē kulture të ndërtuar ndër shekuj nga ky popull, përballë tentativës për ta legjitimuar këtë revoltë të dhunshme si akt qytetar.
E drejta për protestë është e drejtë për komunikim, liri dhe mendim. Por ne si qytetarë duhet të nxisim frymën demokratike, të vetēdishëm për t’a përdorur protestën si nje mjet dhe të drejte tonen qytetare.
Si qytetare e Shkodres, per vite me radhe kam artikuluar kulturen e jo dhunes dhe te drejtat e femijeve. Sot, nga pikpamja institucionale por edhe personale e konsideroj te papranueshëm keqpërdorimin e fëmijëve në protestë, aq më teper kur perdorimi dhe manipulimi I tyre behet nga grupe te caktuara për interesa politike e personale.