Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës ka proceduar në gjendje të lira 10 deputetë për prishje të rendit publik dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës së djeshme, mes tyre edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Ndërkohë janë arrestuar 6 persona dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit.Ndërsa një person tjetër është proceduar për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Deputetët e proceduar janë:
1-Monika Kryemadhi
2-Ervin Salianji
3-Flamur Noka
4-Genti Strazimiri
5-Kejdi Mehmetaj
6-Florida Kërpaçi
7-Klevis Balliu
8-Grida Duma
9-Edi Paloka
10- Ndërkohë për Eno Bozdon ka nisur procedimi penal “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”
Të arrestuarit janë:
1-Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
2-Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
3-Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë
4-Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë
5-Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë)
6-Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.