Partia Demokratike e Shkodrës dhe një pjesë e qytetarëve për dy orë me radhë kanë zhvilluar protestestë ashtu si në të gjithë Shqipërinë duke bllokuar akse rrugore. Demokratët shkodran bllokuan aksin Shkodër-Tiranë në vendin e quajtur Kryebushat.

Mes protestuesve dhe policisë nuk pati tensione apo konfrontime si herët e kaluara për shkak se efektivët qëndruan të tërhequr duke mbikqyrur nga larg këtë protestë. Aksioni opozitar tha i deleguar në Shkodër Flamur Noka nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë

Noka ka edhe një përgjigje për kryeministrin Rama teksa ky i fundit e ironizoi në takimin e tij në Shkodër pak ditë më parë

Deputeti i dorëhequr i PD Bardh Spahia u shpreh se demokratët janë të vendosurpër të larguar këtë qeveri që ai e quan të korruptuar dhe të lidhur me krimin

Pavarësisht protestës në Kryebushat, nuk pati trafik apo bllokim të mjeteve që shkonin nga Shkodra drejt Tiranës apo anasjelltas pasi policia orientoi drejtuesit e mjeteve në rrugë të tjera dytësore gjatë dy orëve kur u zhvillua protesta e opozitës.

Artikulli paraprakMBYLLEN 4222 BIZNESE QË NGA FILLIMI I VITIT DHE DERI TANI
Artikulli tjetërPROTESTA, AMULI: SHKODRA PAQËSORE KUR NUK KA PROVOKIM