Gjykata e Administrative e Tiranës ka vendosur të pezullojë gjobën që Bashkia i vendosi PD-së.
Burime nga PD bëjnë me dije se gjykata ka urdhëruar ndalimin e çdo veprimi të Bashkisë deri në gjykimin final të çështjes. Bashkia i vendosi një gjobë prej 164 milion lekë të vjetra selisë blu pas dëmeve të shkaktuara në protestën e datës 8 Dhjetor, ku protestues të opozitës dogjën bunkerin muze te Ministria e Brendshme. Vetë gjykata nuk e ka konfirmuar këtë lajm, ndërsa Bashkia nuk ka bërë asnjë koment për këtë. Punonjësi i Policisë Bashkiake, firma e të cilit ndodhej në gjobë, pretendoi se nuk ishte ai që e kishte firmosur dokumentin, duke akuzuar kreun e Bashkisë Tiranë për falsifikim.
/ Star Plus TV /