Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka marrë një hap të pashembullt, duke fuqizuar Aktin për Emergjenca, në mënyrë që të ndalë protestat kundër vaksinimit të detyrueshëm për koronavirus.
Trudeau ka thënë se periudha e zbatimit të masave do të jetë e kufizuar, e arsyeshme dhe nuk do të ketë angazhim të ushtrisë. Pa nevojën e urdhrit të gjykatës, bankat do të mund të bllokojnë llogaritë bankare të secilit person të lidhur me protesta.
“Kjo gjë po bëhet për të mbajtur kanadezët të sigurt dhe për të mbrojtur vendet e punës”, ka thënë Trudeau në një konferencë për media.
Ai ka thënë se policisë do t’i jepet më shumë kompetencë për të burgosur apo ndëshkuar protestuesit, në mënyrë që të mbrohet infrastruktura kritike. Qindra protestues vazhdojnë të shihen nëpër rrugët e kryeqytetit kanadez, Otav.
Të dielën, zyrtarët për zbatim të ligjit kanë larguar protestuesit nga një urë për të munduar kalimet tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, pas bllokadës njëjavore.
Ndonëse në fillim protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve, ato më pas janë zgjeruar si sfidë më e madhe për të gjitha kufizimet tjera për luftim të pandemisë./ REL