Në lidhje me kërkesat e Sindikatës së Arsimit në Shkodër, e cila kundërshton vendimin e Ministrisë, ka reaguar kreu i kësaj sindikate Arjan Peraj.

Sipas Perajt, gjatë një takimi me zyrtarë të Ministrisë është premtuar rishikimi i këtij vendimi dhe plotësimi i kërkesave që kanë mësuesit shkodranë. Peraj bën me dije se nëse ky premtim nuk zbatohet deri në pagesën e radhës, grupit të mësuesve shkodranë u lind e drejta e lëvizjeve sindikale. Sindikata e Arsimit në Shkodër kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorisë Arsimore, sipas të cilit mësuesit do të paguheshin vetëm në bazë të orëve të punës. Tashmë pas bisedimieve që sindikata ka zhvilluar, çështja mund të marrë zgjidhje.

Artikulli paraprakSHKODËR – KOPLIK, AKSIDENTOHET 70 VJEÇARI
Artikulli tjetër“REFORMA NË DREJTËSI DHE NDËRGJEGJËSIMI QYTETAR”