Protestat në botë për ditën e puntorëve

Qytetarët në mbarë botën kanë protestuar sot nw kuadër të ditës ndërkombëtare të punëtorëve, teksa në qytete të caktuara pati edhe incidente. Demonstrata të ashpra pati në Stamboll, aty ku policia shoqëroi mbi 200 persona. Ndërkohë, ndjekim një përmbledhje mbi protestat e zhvilluara në qytete të tjera të botës. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, miliona qytetarë në mbarë botën kanë protestuar për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre, ndërsa në tubimet e tyre nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e sigurisë. Situata më e tensionuar ishte padyshim në Stamboll, ku policia shoqëroi mbi 200 persona. Gjithashtu, gjatë aksionit të tyre, autoritetet konfiskuan 40 koktej molotovi, 17 granata dore dhe 176 fishekzjarre, të cilat sipas tyre, mund të përbënin nga momenti në moment, rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Në shtetin fqinj të Greqisë, protestuesit shfrytëzuan këtë ditë për të kundërshtuar edhe njëherë masat shtrënguese të vendosura nga qeveria. Në fjalën e tyre qytetarët u shprehën se taksat e rënda po i shtypin punëtorët. “Qeveria aktuale greke, sikurse të gjitha qeveritë paraardhëse, kanë implementuar masa që kanë vetëm një qëllim, të shtypin punëtorët dhe cdo kënd që punon me djersë e mundim. Në këtë protestë, po luftojmë për mbijetesën e të varfërve, të cilët kanë edhe më shumë nevojë për ndihmë”. Në kryeqytetin helen, protesta ishte paqësore dhe nuk u shënuan incidente. Nga ana tjetër, në Rusi, protesta në ditën e punëtorëve është një traditë e hershme. Edhe kësaj rradhe, qytetarët me pikëpamje politike komuniste protestuan në mënyrë paqësore në sheshin e kuq të Moskës. Protestë pati edhe në Paris. Në këtë tubim, qytetarët shprehën ndër të tjera edhe kundërshtitë e tyre në lidhje me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Në fjalën e tyre, protestuesit thanë se Fronti Nacional është një rrezik për vendin, por edhe për punëtorët e zakonshëm.

Artikulli paraprak542 PERSONA TENTUAN TË VRASIN VETEN NË 2016,227 KANE HUMBUR JETEN
Artikulli tjetërTOPALLI DHE SELAMI KUNDER BASHES,TE FUTEMI NE ZGJEDHJE