Banorët e fshatit Mnelë e Madhe në Vau Dejës kanë protestuar pasi shtëpitë dhe tokat e tyre bujqësore rrezikojnë që të përmbyten gjatë dimrit nga lumi Gjadër. Dëmtimi i argjinaturës në një gjatësi prej afro 250 metër bën që lumi të dalë nga shtrati kur ka prurje të mëdha duke përfunduar në tokat dhe shtëpitë e banorëve.

Një tjetër banor i zonës tregon se kanë firmosur një peticion që e kanë dorëzuar në bashkinë Vau Dejës që të ndërhyhet për riparimin e argjinaturës së dëmtuar të lumit Gjadër. Banorët kërkojnë një ndërhyrje emergjente që të mbrohen nga uji i lumit të Gjadrit.

Afro 3 javë më parë kur Shkodra u përfshi nga reshje të dendura shiu lumi Gjadër doli nga shtrati dhe uji përfundoi në tokat bujqësore të banorëve të fshatit Mnelë e Madhe në Vau Dejës të cilët janë në pritje të një ndërhyrje emergjente nga institucionet.

Artikulli paraprakSHKRIMTARI NDREK DODA PROMOVON LIBRIN E PARË
Artikulli tjetërROTARY CLUB SHKODRA MARRËVESHJE ME ROTARY TË GJAKOVËS