Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare.Në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.

Artikulli paraprakKOPLIK, PËRSHTATI NJË AMBJENT PËR LOJËRA FATI, ARRESTOHET 28-VJEÇARI
Artikulli tjetërDËNIMI I SALIANJIT, PD KTHEN KAOSIN NË KUVEND!